Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
E trishtë! Ndërron jetë këngëtari Shpat Kasapi
Ndërron jetë në moshën 40-vjeçare këngëtari Shpat Kasapi. Sipas mediave maqedonase artisti ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak. Shpat Kasapi ka qenë një nga emrat më të njohur dhe më të dashur të skenës muzikore shqiptare. I lindur më 1 maj 1985 në Tetovë, ai u rrit në një familje me traditë muzikore, që i dha shtysën e parë drejt skenës. Karriera e tij nisi në fillim të viteve 2000, ku shumë shpejt u bë një prej idhujve të rinisë me stilin e tij modern, meloditë e lehta dhe performancat energjike. Shpati u afirmua përmes tregut muzikor kosovar dhe atij shqiptar, duke sjellë këngë që u shndërruan në hite si “A më do?”, “Valle Kosovare”, “Dashni pa limit”, “Aroma e saj”, e...