Ndahet para kohe nga jeta Shpat Kasapi! Këngëtari nga Tetova që u bë pjesë e gëzimeve familjare të çdo shqiptari

Ndahet para kohe nga jeta Shpat Kasapi! Këngëtari nga Tetova që u bë pjesë e gëzimeve familjare të çdo shqiptari

Ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare këngëtari Shpat Kasapi.  Artisti ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak. Këngëtari nga Tetova, ka pasur një karrierë të gjatë muzikore dhe këngë që do të lënë gjurmë në historinë artit. Përmes zërit të tij të veçantë, Kasapi, u bë i njohur dhe vulosi suksesin e tij me disa këngë që u kthyen hit, si ‘Valle Kosovare’ apo dhe ‘Axhamiu’, “Dashni pa limit”, “Aroma e saj”, “Kush të ndau prej meje”. Mësohet se Shpat Kasapi ishte në një tur muzikor në Itali, ndërsa thuhet se ka ndërruar jetë pas një arresti kardiak. Lajmi ka tronditur mbarë shqiptarët dhe artdashësit e tij.