Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Abuzoi seksualisht me një 18-vjeçare, pranga autorit në Shijak
Kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me një 18-vjeçare, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar. Sekuestrohen një armë gjahu që e mbante pa leje dhe një shkop gome që përdor Policia. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shijak, menjëherë pas kallëzimit të marrë për një shtetas që kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë në një banesë të braktisur në fshatin Pjezë, me një shtetase që vuan nga shëndeti mendor, organizuan punën për kapjen e tij. Si rezultat, u kap dhe u vu në pranga shtetasi H. G., 44 vjeç, banues në fshatin Pjezë të Njësisë Administrative Xhafzotaj, Shijak. Gjatë kontrollit të banesës së autorit të dyshuar, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një shkop gome dhe një armë...