Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Plagosi me thikë një 15-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, pranga 14-vjeçarit në Durrës
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Durrës, ku një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë me thikë pas një konflikti mes të miturve. Policia njofton se autori i dyshuar, një 14-vjeçar, është lokalizuar dhe vënë në pranga pas disa orësh kërkimesh. Ngjarja ndodhi më 25 nëntor, në lagjen nr. 14/1, në rrugën “Lugina e Karavastasë”. Nga hetimet paraprake rezulton se debati mes dy adoleshentëve degjeneroi në dhunë, ku 14-vjeçari dyshohet se goditi me thikë bashkëmoshatarin e tij, duke i shkaktuar plagë të rënda. I mituri i plagosur ndodhet në Spitalin Rajonal të Durrësit nën kujdesin e mjekëve. Gjatë kontrollit në zonë, policia arriti të gjente dhe sekuestronte edhe mjetin prerës që dyshohet se u përdor në ngjarje. 14-vjeçari u arrestua për veprat penale “Plagosja...