Aksioni i RENEA-s, u plagos në këmbë, Erzen Uka dërgohet me urgjencë në spitalin e Shkodrës

Aksioni i RENEA-s, u plagos në këmbë, Erzen Uka dërgohet me urgjencë në spitalin e Shkodrës

Erzen Uka, i arrestuari gjatë aksionit të bujshëm të RENEA-s në Fushë-Arrëz, është paraqitur mëngjesin e sotëm në urgjencën e spitalit rajonal të Shkodrës për të mjekuar plagën. Pas dorëzimit, rezultoi se ai ishte i plagosur në këmbë. Nën kushte të rrepta sigurie, ai është shoqëruar në spital. Ndërkohë, që prej dorëzimit, së bashku me Julian Cumrrakun, vazhdojnë të jenë në paraburgimin e Drejtorisë së Policisë së Shkodrës, në pritje të gjyqit. Deri më tani, nuk kanë dhënë asnjë deklaratë për grupin hetimor. Top Channel