Shpellat misterioze në Mars kanë gjurmë uji

Shpellat misterioze në Mars kanë gjurmë uji

Shkencëtarët zbuluan shpella të mëdha në Mars që duket se u formuan nga uji miliarda vjet më parë. Këto formacione mund të fshehin prova të jetës së lashtë mikrobiale. Shpella janë krijuar nga uji acidik që ka tretur shkëmbin e planetit, një proces i ngjashëm me atë që krijon shpella karstike në Tokë. Kjo është hera e parë që shpella të tilla identifikohen në Mars. Zbulimi u bë nga ekipi i Chunyu Ding në Universitetin e Shenzhenit, Kinë duke përdorur të dhëna nga misionet “Mars Odyssey” dhe “Mars Reconnaissance Orbiter”.  Shpella ndodhen në Hebrus Valles, një zonë me kanale lumi dhe minerale të hidratuara që tregojnë se uji ka rrjedhur dikur aty. Më shumë se 3,5 miliard vjet më parë, uji ka lënë pas depozita...