Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Tokio bie nga ‘froni’, ky është qyteti më i populluar i botës
Xhakarta është tashmë qyteti më i populluar në botë. Lista kryesohet nga vendet aziatike, por kryeqyteti i Indonezisë ka lënë pas Dhaka në Bangladesh dhe Tokion në Japoni. Me 42 milionë banorë, Xhakarta ka kaluar vendin e 33-të ku renditej në vitin 2018 dhe Tokio gjendej në krye. Dhaka pason me 36 milionë banorë ku sipas raportit të Kombeve të Bashkuara, pritet të bëhet “qyteti më i madh në botë rreth mesit të shekullit.” Renditja e re tregon ndryshimin e shpejtë që po përfshin botën me shfaqjen e megaqyteteve të mbipopulluar. Gjysma e 8.2 miliardë njerëzve që përbëjnë popullsinë e botës tashmë jetojnë në qytete. 9 nga 10 qytetet më të populluara të globit gjenden në Azi. Përjashtimi i vetëm është Kajro në Egjipt që...