‘Karteli i kokainës’-27 mln € drogë nga Amerika e Jugut me mafien ‘Ndragheta’, 6 shqiptarë të përfshirë: Lëviznin me Lamborghini

‘Karteli i kokainës’-27 mln € drogë nga Amerika e Jugut me mafien ‘Ndragheta’, 6 shqiptarë të përfshirë: Lëviznin me Lamborghini

Inspektimet e Guardia di Finanza në portin e Gioias ITALI-Policia e Milanos dhe njësia speciale kundër krimit organizuar kanë arrestuar 28 persona, 25 prej të cilëve u dërguan në burg dhe 3 në arrest shtëpie, të dyshuar si pjesë e një grupi të trafikimit të drogës në mbarë botën. Shqiptarët e përfshirë janë Marjus Aliu, Fation Aliu, Elvis Aliu, Ervin Bashmeta, Kujtim Daiu dhe Artur Hoxhosmani. Të arrestuarit shqiptarë lëviznin me Lamborghini në Milano e flinin në hotele luksi tip Armani Hotel etj. Të arrestuarit i përkasin një organizate kriminale të lidhur me Ndrangheta-n e Lokridës, e cila, me mbështetjen e kriminelëve shqiptarë, promovoi, organizoi dhe financoi trafikun ndërkombëtar të drogës, raportojnë mediat italiane.  Hetimi zbuloi një rrjet trafiku ndërkombëtar të drogës me qendra në Kalabri, Lombardi dhe Kampani, që importonte...