E trishtë! Ndahet nga jeta këngëtari Shpat Kasapi

E trishtë! Ndahet nga jeta këngëtari Shpat Kasapi

Shpat Kasapi MAQEDONIA E VERIUT-Këngëtari shqiptar nga Tetova, Shpat Kasapi ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare. Media fqinje Alsat raporton se këngëtari ka pësuar një arrest kardiak gjatë qëndrimit të tij në Itali. Shpat Kasapi ka qenë një nga emrat më të njohur dhe më të dashur të skenës muzikore shqiptare. I lindur më 1 maj 1985 në Tetovë, ai u rrit në një familje me traditë muzikore, që i dha shtysën e parë drejt skenës. Karriera e tij nisi në fillim të viteve 2000, ku shumë shpejt u bë një prej këngëtarëve të preferuar të rinisë me stilin e tij modern, meloditë e lehta dhe performancat energjike. Kasapi, u bë i njohur dhe vulosi suksesin e tij me disa këngë që u kthyen hit,...