Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Zinxhiri që SPAK pritet të verifikojë, leja e dyshimtë për park fotovoltaik nga Edi Rama dhe Belinda Balluku në Fier…
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), regjistroi një tjetër procedim penal ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku tashmë e pezulluar nga drejtësia dhe ish-zëvendësit të saj në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ceno Klosi, aktualisht deputet i Partisë Socialiste. Gazeta raportoi dje se kallëzimi lidhet me një skemë të dyshuar të një grupi të strukturuar kriminal, nën drejtimin e Ballukut dhe Ceno Klosit, të cilat përmes kompanive të tyre private akuzohen se kanë zhvatur fondet publike, pasi rezultojnë përfituesit kryesorë të tenderave që jepnin institucionet që të kallëzuarit drejtonin. Dyshohet se SPAK pritet të fusë në skaner dhe një leje të dyshimtë për park fotovoltaik në Fier, ku fijet të çojnë te Ceno Klosi. Emisioni “Plug” zbuloi pak ditë më parë se për...