Vokshi: Deklarata e Marta Kos, shumë larg të vërtetave, shqiptarët e dinë se ç’ndodhi në 11 Maj

Vokshi: Deklarata e Marta Kos, shumë larg të vërtetave, shqiptarët e dinë se ç’ndodhi në 11 Maj

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi, ka komentuar deklaratën e Komisioneres së Zgjerimit, Marta Kos, në krah të Edi Ramës lidhur me zgjedhjet e 11 majit, të cilat opozita shqiptare i cilëson si farsë elektorale. Vokshi u shpreh se Marta Kos duhet të lexojë raportin e OSBE-ODIHR, të cilit i përmbahet edhe Komisioni Europian, para se të flasë për zgjedhjet e 11 majit. Sipas saj, ‘njerëzit nuk shohin që ajo flet nga ana e saj personale sepse ka dëshirën që në një moment të caktuar ta mbështesë pafund dhe përtej limiteve Edi Ramën. Këtë mund ta bëjë personalisht jashtë funksionit të saj si komisionere, por nuk mund të ngatërrohen asnjëherë pjesa personale e dëshirës apo e ardhur nga lobimi, ardhur nga interesa të tjera, të ngatërrohen...