Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Ish-kampioni i botës dhe legjenda e dorezave zgjidhet në krye të “World Boxing”
Ish-boksieri kazak Gennady Golovkin, fitues i medaljes së argjendtë olimpike në “Athinë 2004” dhe president i Komitetit Olimpik të Kazakistanit, u zgjodh presidenti i ri i Boksit Botëror (World Boxing). Ai zëvendëson numrin një në largim, Boris Van Der Vorst. Në zgjedhjet e zhvilluara në Romë, ai pati mbështetjen e të gjithë anëtarëve. World Boxing është organi i themeluar vitet e fundit me mbështetjen e IOC, për të shpëtuar sportin olimpik, pas skandaleve të fundit në baste dhe gjykim. Golovkin, 43 vjeç, është dy herë kampion bote në peshën e mesme dhe një nga luftëtarët më të frikshëm në sportin profesionist. Që prej vitit 2024 ai drejton olimpizmin në vendin e tij, ndaj ka mbështetjen e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Në kongresin e Boksit Botëror (World...