Mjaft më 0-0, por nuk ka bombera. Serie A është një rast unik në Europë

Mjaft më 0-0, por nuk ka bombera. Serie A është një rast unik në Europë

Lamtumirë barazimeve pa gola. Java e 12-të e Serie A regjistroi një ndryshim kursi. Për herë të parë në këtë kampionat, asnjë ndeshje nuk përfundoi 0-0. Për më tepër, 35 golat e shënuar këtë javë përbëjnë një rekord për edicionin aktual të kampionatit italian. Ende larg rekordit të sezonit 1950/51 (54 gola), por sërish një shifër inkurajuese. Ajo që bie në sy, megjithatë, është renditja e golashënuesve. Edhe pse humbi penalltinë, Hakan Çalhanoglu mbetet finalizuesi më i mirë i këtij kampionati, tashmë thuajse në një të tretën e sezonit. Bashkë me turkun e Interit vazhdon të jetë Riccardo Orsolini i Bologna. Atyre iu janë shtuar milanisti Christian Pulisic dhe argjentinasi i Comos, Nico Paz. Megjithëse amerikani luan në një sulm me dy veta, së bashku...