“Vaksina ka ndikuar në shtimin e divorceve”, avokati: Mes çifteve shqiptare ndryshoi sjellja pas pandemisë

“Vaksina ka ndikuar në shtimin e divorceve”, avokati: Mes çifteve shqiptare ndryshoi sjellja pas pandemisë

Një në 4 martesa në vendin tonë përfundon në divorc, duke e rritur në 25%. Në studion e “Dita Jonë” avokati Alban Duraj teksa renditi një sërë shkaqesh që çojnë në zgjidhjen e martesës, nga mosjetesa te tradhtia, theksoi se një ndikim të madh ka pasur edhe pandemia dhe vaksina. “Grindja dhe mosjetesa e përbashkët, shkelja e besnikërisë bashkëshortore, mos përmbushja e detyrimeve të martesës, sa i përket kontributit financiar dhe marrëdhënia mes bashkëshortëve dhe detyrimet ndaj fëmijëve. Çiftet nuk duan të shkojnë me kërkesë padi në gjykatë për shkelje të besnikërisë bashkëshortore, por mundohen ta lënë vetëm te grindja dhe mosmarrëveshja e përbashkët. Me këto objekte shkojnë për zgjidhjen e martesës. Ka edhe raste kur bashkëshortët arrijnë mirëkuptimin  kur martesa e ka humbur qëllimin,...