Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Përplasja PD-BE për zgjedhjet/ Zogaj: Opozita po gabon, Marta Kos foli në emër të Evropës
Debati i ndezur mes Partisë Demokratike dhe institucioneve të Bashkimit Evropian pas deklaratave të Komisioneres Marta Kos për zgjedhjet e 11 Majit, ka qenë tema qendrore e emisionit “Trialog” në RTSH. Nën moderimin e Alba Alishanit, paneli i përbërë nga analistët Preç Zogaj, Lorenc Vangjeli dhe Arion Sulo, ka zbërthyer lëvizjen e fundit të opozitës dhe reagimin ndaj Brukselit. Analisti Preç Zogaj ka mbajtur një qëndrim kritik ndaj strategjisë së PD-së, duke e cilësuar qasjen konfliktuale me ndërkombëtarët si një rrugë pa krye. Marrëdhënia konfliktuale Berisha-Perëndim Sipas Zogajt, historia po përsëritet. Ai theksoi se marrëdhëniet e Sali Berishës me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, sa herë që ai ndodhet në opozitë, kanë qenë historikisht problematike. “Marrëdhëniet e Berishës me BE dhe SHBA, kur është...