Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Alarm në shkolla, mijëra nxënës me probleme dentare dhe të shikimit
Ministria e Shëndetësisë ka ndarë statistikat e depistimit të problematikave dentare dhe okulistike te fëmijët në shkolla në kuadër të Programit Kombëtar të Depistimit të Shikimit dhe Depistimit Dentar. Sipas të dhënave për vitin shkollor 2024-2025 janë depistuar 102,201 problematika me shikimin dhe 132,764 nxënës me probleme dentare. Depistimi garanton zbulim të hershëm të problemeve dhe zhvillim më të mirë të fëmijëve. “Programi Kombëtar i Depistimit të Shikimit dhe Dentar u siguron fëmijëve shërbime shëndetësore parandaluese brenda ambienteve shkollore. 132,764 nxënës janë depistuar për problematika dentare dhe 102,201 për problematika të shikimit për vitin shkollor 2024–2025, duke garantuar zbulim të hershëm dhe rritje të shëndetshme”, thuhet në njoftimin e Ministrisë. Pas zbulimit të problematikave fëmijët orientohen drejt mjekëve specialistë për kurim.