Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Nuk i njoh personat që më qëlluan”/ I shpëtoi atentatit, zbardhet dëshmia e “Julit të Pashakos”, ja çfarë tha ai…
Julian Sulo, i njohur si “Juli i Pashakos” i shpëtoi një atentati me armë zjarri një ditë më parë në Lushnje. Mësohet se 45-vjeçari mbeti i plagosur në këmbë. Por në dëshminë e tij ai ka deklaruar se “nuk i njeh personat që e qëlluan dhe madje nuk ka konflikte me askënd”. Ngjarja Julian Sulo, i njohur si i forti i Lushnjës i ka shpëtuar një atentati të organizuar ndaj tij në afërsi të spitalit të qytetit. Ai po lëvizte me makinën e tij tip ‘BMV’ në afërsi të spitalit të Lushnjës, kur 3 autorë ende të paidentifikuar i kanë zënë në pritë dhe kanë qëlluar në drejtim të tij me breshëri kallashi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:40, ndërsa 45-vjeçari Sulo ndodhet jashtë rrezikut...