Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Trump fali gjelat përpara Ditës së Falënderimeve, duke i quajtur me shaka Nancy Pelosi dhe Chuck Schumer
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, fali sot dy gjela deti të quajtur Waddle dhe Gobble me zogun e Ditës së Falënderimeve, duke i shpëtuar kështu për jetë nga bërja pjesë e tryezës amerikane të festave. Gjelat, emrat e të cilëve u zgjodhën përmes votimit online, u falën nga Trump dhe Zonja e Parë e SHBA-së Melania Trump në një ceremoni solemne në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë, raportoi ABC News. Në ceremoni, me një ton shakaje, ai përmendi edhe ish-kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, dhe udhëheqësin e pakicës demokrate në Senat, Chuck Schumer, duke deklaruar se e kishte konsideruar emërtimin e gjelave të detit sipas tyre, por se "nuk do t'i falte kurrë ata njerëz"....