Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Vuçiç kërkon boshllëqe në politikën gjermane
Gjatë viteve të sundimit të Aleksandar Vuçiqit, lloje të ndryshme kritikash të politikës gjermane ndaj Serbisë ishin të rezervuara për shtypin tabloid në Serbi. Gjatë qeverisjes së Angela Merkelit, këto ishin kryesisht kritika për rolin e Gjermanisënë shpërbërjen e Jugosllavisë, por marrëdhëniet aktuale u paraqitën kryesisht në një dritë pozitive. Kjo ishte një periudhë kur afërsia me ish-kancelaren u paraqit si një sukses i politikës së mençur të Vuçiqit. Megjithatë, pas disa cikleve ndryshimesh në qeverinë gjermane, tone shumë më të ashpra erdhën nga Berlini në lidhje me shkatërrimin praktik të rendit demokratik në Serbi. Një kthesë e madhe erdhi pas zgjedhjeve serbe të vitit 2023, kur Vuçiq akuzoi një vend të rëndësishëm për ndërhyrje brutale në zgjedhje. Me këtë rast, ai foli edhe për një letër - e cila nuk...