Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Ekzekutimi i mikut të Shullazit! 5 milionë euro për ‘kokën’ e Gilmando Danit, vrasja u krye nga 8 persona
Gilmando Dani TIRANË-Mbi dy javë nga atentati mafioz i ndodhur në Rinas mesditën e 11 nëntorit dhe ende nuk ka një asnjë autor, apo të arrestuar në lidhje me ekzekutimin e Gilmando Danit dhe punonjësit të AMP-së Muçi Shaljani. Dinamika e krimit nuk është sqaruar ende, ndërsa sipas burimeve raportohet se në ekzekutimin e mikut të Emiljano Shullazit kanë marrë pjesë 8 persona. Gazetari Igli Çelmeta ka deklaruar se për vrajsen e Danit janë ofruar 5 milionë euro, ndërsa të implikuar janë edhe punonjës të policisë. “Lidhur me ngjarjen e rëndë ka informacione që për Gilmando Danin janë ofruar 5 milionë euro. Dhe kanë marrë pjesë në atentat 8 persona. Nuk janë vetëm ata që dalin, por është një logjistikë ka të implikuar edhe punonjës zyrtar të policisë rrethi...