“Nuk kalon një javë pa atentat mafioz”, Balliu: Qeveria dhe policia bashkëpunojnë me krimin e organizuar

“Nuk kalon një javë pa atentat mafioz”, Balliu: Qeveria dhe policia bashkëpunojnë me krimin e organizuar

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, në një deklaratë për mediat dje nga Kryesia e Kuvendit, u shpreh se PD ka votuar kundër buxhetit, duke akuzuar qeverinë dhe strukturat e rendit për bashkëpunim me krimin e organizuar. Balliu deklaroi se, sipas opozitës, “nuk mund t’i jepet në dorë buxheti atyre që janë përgjegjës për pasigurinë në vend”. Ai kujtoi se PD ka denoncuar vazhdimisht atë që e cilëson si bashkëpunim të thellë mes krimit të organizuar dhe qeverisë. Sipas tij, “e vetmja gjë që është rritur nga ana e sigurisë është bashkëpunimi i krimit të organizuar me qeverinë aktuale”, ndërsa theksoi se kjo është arsyeja kryesore pse Partia Demokratike e ka kundërshtuar buxhetin. Duke iu referuar ngjarjeve kriminale të fundit, Balliu u shpreh se “nuk...