58 mijë qytetarë aplikuan online për pension nga janari në tetor

58 mijë qytetarë aplikuan online për pension nga janari në tetor

Aplikimet online për pensionin e pleqërisë dhe pensionin suplementar për profesionet pilot, lundrues i nëndetëseve dhe suplementari për akademik, përmes platformës shtetërore e-Albania kanë shënuar rritje të ndjeshme gjatë vitit 2025. Krahasuar me një vit më parë, rezultojnë 18 mijë aplikime më shumë, shifër kjo që reflekton rritjen e përdorimit të shërbimeve elektronike nga qytetarët dhe thjeshtimin e procedurave administrative. Sipas statistikave zyrtare të publikuara nga e-Albania, vetëm në periudhën janar–tetor 2025 janë regjistruar rreth 58 mijë aplikime, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur numri i aplikimeve ishte rreth 40 mijë. Kjo rritje dëshmon tendencën në rritje të qytetarëve për të përfituar shërbimet publike në mënyrë digjitale, pa pasur nevojë të paraqiten fizikisht në sportele. Platforma e-Albania ofron një procedurë të...