Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
BE: Shqipëria ka vendosur themelet, por i mungon konsolidimi
Rekomandimet e Komisionit Evropian për Shqipërinë në vitin 2025 pasqyrojnë një realitet kompleks të progresit të pjesshëm dhe mbetjes së një sërë sfidash, të cilat vijojnë të mbeten kyçe për hapjen dhe mbylljen e kapitujve të negociatave. Grupkapitulli i parë – “Themeloret” – që përfshin fushat më kritike të shtetndërtimit, demokratizimit dhe funksionimit të institucioneve, mbetet busulla kryesore që përcakton ritmin e integrimit evropian të vendit. Mirëpo raporti i fundit i progresit nga Bashkimi Evropian, pikas se shumica e rekomandimeve janë “pjesërisht të zbatuara”, ndërsa pothuaj të gjitha mbeten ende “të vlefshme”, çka do të thotë se kërkojnë punë të mëtejshme dhe rezultate të prekshme. Administrata publike, gjyqësori, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të drejtat themelore, statistikat dhe prokurimet publike paraqiten si fusha...