Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Finlanda, paradoksi i lumturisë. Papunësi rekord në vendin më të qetë të planetit
Erërat e forta ekonomike po e ftohin edhe vendin më të lumtur në botë. Por pas 1 000 ditësh papunësi, 33-vjeçari Juho-Pekka Palomaa nuk e ka lejuar që problemet e Finlandës ta rrëzojnë. Palomaa, një ish-producent videosh, i cili thotë se ka dërguar pa numër aplikime për punë dhe ka bërë 11 intervista të pasuksesshme, shënoi ditën e tij të 1 000 të papunësisë me një protestë “sill ushqimin tënd” në shkallët e Parlamentit në Helsinki, shkruan A2. “Sot është dita ime e 1000-të e papunësisë, pra bëjnë 2,7 vjet, sido që të doni ta thoni, pra është një kohë mjaft e gjatë. Nuk kam qenë kurrë kaq gjatë i papunë, kam qenë më parë i papunë pas studimeve për gjashtë dhe shtatë muaj, dy...