Slot: Kur luan në ekipe si Liverpool gjithnjë duhet të fitosh dhe provosh se e meriton të jesh aty

Slot: Kur luan në ekipe si Liverpool gjithnjë duhet të fitosh dhe provosh se e meriton të jesh aty

Skuadra e Liverpool do të luajë sot në Champions League ndaj PSV. Një ndeshje delikate për “reds”, që nuk po kalojnë një moment të mirë. Trajneri i Liverpool, Arne Slot, foli mbi çështjen e mundshme të vetëbesimit në ekip, pas zërave për një largim të mundshëm. “Nuk mendoj se ka pasur ndonjë problem besimi deri më tani. Ne gjithnjë krijojmë gjithnjë kaq shumë raste, por nuk shënojmë dot. Megjithatë, pashë një ekip që u përpoq shumë”, deklaroi Slot. “Ne duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin, më shumë në mbrojtje. Nuk po flas vetëm për vijën mbrojtëse, por për të gjithë ekipin. Gjithashtu, me topin nuk po bëjmë shumë gjëra ndryshe nga sezonin e kaluar. Dallimi i madh, padyshim, është numri i golave ​​që po pësojmë”, deklaroi trajneri...