Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Rusia po bën lëshime, Ukraina e kënaqur me bisedimet”, Trump: Afati i vendosur nga unë? Dua thjeshtë që të mbarojë lufta
Presidenti amerikan, Donald Trump bëri deklarata të reja për proceset në vazhdim në lidhje me bisedimet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke u përpjekur të ruante klimën e optimizmit që është krijuar, megjithëse bëri një hap prapa në lidhje me afatin kohor. Siç u tha ai gazetarëve në Air Force One, plani 28-pikësh i hartuar nga SHBA-të ishte vetëm “një hartë” dhe jo një plan përfundimtar paqeje, pasi qeveria amerikane po bën “përparim” drejt arritjes së një marrëveshjeje midis Moskës dhe Kievit. “E gjitha kjo ishte një hartë udhëzuese. Nuk ishte një plan. Ishte një ide. Ata morën secilën nga 28 pikat dhe pastaj dolën me 22 pika… Ne zgjidhëm shumë prej tyre, dhe në një mënyrë shumë të favorshme. Do të shohim...