Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Festivali i Këngës në RTSH në edicionin e 64 nis më 17 dhjetor në Pallatin e Kongreseve
Festivali i Këngës në RTSH këtë vit do të nis mbrëmjen e datës 17 dhjetor për të vijuar dhe në datat 18, 19 dhe 20. Datat e edicionit të sivjetshëm të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar që do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë u bënë me dije përmes një njoftimi në rrjetet sociale nga organizatorët. Festivali këtë vit vjen në edicioni e 64-t dhe pritet të sjellë në skenë edhe disa nga emrat e njohur të muzikës shqiptare. “Katër net magjike në Pallatin e Kongreseve! Më 17, 18, 19 dhe 20 dhjetor skena e Pallatit të Kongreseve do të ndizet nga emocionet, muzika dhe magjia e traditës. Zërat më të mirë dhe këngët më të reja do të bashkohen në...