Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Next Generation në Tropojë,profesionistë, artistë e të rinj u bënë pjesë e një dialogu të hapur mbi artin dhe kulturën
Profesionistë, artistë dhe të rinj nga Shqipëria dhe Kosova u bënë pjesë e një dialogu të hapur mbi artin, kulturën dhe kreativitetin. Programi Next Generation në Tropojë solli një seri panelesh dhe forumesh me profesionistë, artistë dhe të rinj. Çdo panel trajtoi një dimension të bashkëpunimit ndërkufitar dhe të zhvillimit kulturor, duke krijuar terren për ide të reja dhe iniciativa konkrete. Kinematografia- “Bridging Screens”, forumi u fokusua te nxitja e prodhimeve të përbashkëta Shqipëri-Kosovë dhe krijimi i një rrjeti të qëndrueshëm kineastësh me synim hyrjen dhe konkurrimin në tregjet evropiane. Diskutimet sollën qasje praktike, modele bashkëpunimi dhe orientim drejt standardeve ndërkombëtare. Në panelin me temë Trashëgimia Kulturore – “Roots and Routes” të rinjtë u vendosën në qendër të bisedës si aktorë kyç në ruajtjen, rivitalizimin...