Kosova “shpëton” turizmin në tetor, hyrjet u rritën me 60%, rikthehen edhe italianët

Kosova “shpëton” turizmin në tetor, hyrjet u rritën me 60%, rikthehen edhe italianët

Tetori rezultoi me një rritje 19.3 për qind të hyrjes së të huajve në Shqipëri duke sinjalizuar për një rigjallërim të turizmit në vjeshtë duket se ata që kanë “shpëtuar” realisht turizmin janë shqiptarët e Kosovës. Shifrat e hyrjes sipas shteteve tregojnë se hyrjet nga Kosova ishin 306 mijë me një rritje 60 për qind në raport me tetorin 2024. Përtej një rikthimi të turizmit patriotik në normalitet, në vjeshtë, ajo që duket se ka luajtur një rol jo të vogël në këtë shifër është edhe mbajtja në Tiranë e aktiviteteve të lidhura me Kosovën. Në datë 17 tetor u mbajt një protestë mbarëkombëtare në mbështetje të liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po përballen me një proces gjyqësor në Gjykatën e Hagës....