Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Rivlerësimi i pasurive, NAREA kërkon tatim 3% për individët dhe zgjatje të afatit të zbatimit
Shoqata Kombëtare e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme (NAREA) kërkoi ndryshime të rëndësishme në projektligjin “Për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme”, gjatë dëgjesës për paketën fiskale në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat. Përfaqësuesi i NAREA, Reinaldo Pipiria kërkoi zgjatjen e afatit të zbatimit të procesit të rivlerësimit dhe uljen e tatimit të reduktuar nga 5% që është propozuar në 3% për banesat e individëve. “Afati i zbatimit të ligjit të jetë shumë më i gjatë. Nga viti 2011 ka rreth 250 mijë pasuri të paluajtshme që duhet të rivlerësohen. Sikur të jenë vetëm rivlerësime të banesave, censusi ka treguar se rreth 500 mijë banesa kanë nevojë për rivlerësim. Kapacitetet e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) janë 30–33 mijë aplikime në vit. Nëse marrim parasysh...