Herri Kejn i mbyll derën Barcelonës, i premton besnikëri Bajernit të Mynihut

Herri Kejn i mbyll derën Barcelonës, i premton besnikëri Bajernit të Mynihut

Adriatik BALLA Me afrimin e merkatos së dimrit po dalin në media emrat e lojtarëve të njohur që mund të ndryshojnë ekip në këtë periudhë tranzitore. Nuk mungon në listën e emrave të mëdhenj edhe sulmuesi anglez i Bajernit të Mynihut, Herri Kejn, ndërkohë që për të ka pasur interesime për ta kthyer në Premier League angleze por edhe nga klubet e mëdha spanjolle. Në fakt, sikurse shkruajnë mediumet e mëdha sportive britanike, “ylli” i Bajernit të Mynihut, Herri Kejn, u lidh shumë me Barcelonën gjatë pushimit ndërkombëtar, por ai i ka zbehur çdo shpresë që mund të kenë katalanasit për ta transferuar. Kapiteni i Anglisë pranoi se ende nuk ka hapur bisedime me Bajernin për një kontratë të re, ndërsa marrëveshja e tij aktuale...