Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Donald Trump: Do takoj Putin dhe Zelenskyn vetëm pasi të arrihet marrëveshja
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se plani i tij për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë është “përmirësuar” dhe se po e dërgon emisarin Steve Witkoff për t’u takuar me presidentin rus Vladimir Putin, po ashtu po e dërgon sekretarin e Ushtrisë, Dan Driscoll të takohet me zyrtarët ukrainas, raporton agjencia “AP”. Trump ka sugjeruar se do të takohet me Putinin dhe presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, por jo para se të bëhet një përparim i mëtejshëm në negociata. “Do të informohem për gjithë përparimin e bërë, së bashku me zëvendëspresidentin JD Vance, sekretarin e Shtetit Marco Rubio, sekretarin e Luftës, Pete Hegseth dhe shefen e stafit të Shtëpisë së Bardhë, Susie Wiles. Pres me padurim të takohem së shpejti me presidentin Zelensky...