Bloomberg publikon telefonatën mes të dërguarit të SHBA-së dhe këshilltarit të Putin, ja si i udhëzoi Witkoff rusët që t’i “shisnin” planin 28 pikësh Trumpit

Bloomberg publikon telefonatën mes të dërguarit të SHBA-së dhe këshilltarit të Putin, ja si i udhëzoi Witkoff rusët që t’i “shisnin” planin 28 pikësh Trumpit

Një telefonatë e publikuar nga Bloomberg të martën zbulon se si i dërguari i Presidentit të SHBA-së Donald Trump, Steve Witkoff, i sugjeroi një zyrtari të lartë të Kremlinit që të punonin së bashku për një plan paqeje për Ukrainën. Witkoff thotë gjithashtu se Presidenti rus Vladimir Putin duhet ta ngrejë çështjen me homologun e tij amerikan Donald Trump. Biseda u zhvillua më 14 tetor, disa ditë pasi u arrit marrëveshja për Gazën, dhe zgjati pak më shumë se pesë minuta. Witkoff foli me Yuri Ushakov, këshilltarin kryesor të Putinit për politikën e jashtme, rreth mënyrës se si udhëheqësi rus duhet ta ngrejë çështjen me Trump. Ndër të tjera, udhëzimet përfshinin sugjerime për caktimin e një telefonate midis Trump dhe Putin para vizitës së Volodymyr...