Orinda Huta flet për humbjen e babait: Më mungon shumë

Orinda Huta flet për humbjen e babait: Më mungon shumë

Artistja e njohur, Orinda Huta ka ndarë sot një moment të ndjeshëm nga jeta e saj personale, duke folur me sinqeritet për humbjen e të atit dhe boshllëkun e madh që ai la pas. Gjatë pjesëmarrjes në panelin e emisionit “Goca dhe Gra”, moderatorja tregoi se i ati ka qenë jo vetëm shtylla kryesore e familjes, por edhe burimi i energjisë pozitive dhe i frymës së punës që ajo dhe motra e saj mbartin sot. “Do kisha dashur të kisha më shumë momente të fotografuara me familjarët. Kur na duhen këto momente, nuk i kemi,” – u shpreh ajo me emocione. Ajo tregoi se mungesa e babait është e thellë dhe e pazëvendësueshme, por kujtimet e tij mbeten një udhërrëfyes në jetën e saj të...