Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Bosht trafiku Shqipëri–Turqi”, raporti italian: Pse grupet kriminale shqiptare po e zhvendosin fokusin te drogat e forta
Grupet shqiptare vazhdojnë të mbeten ndër aktorët më aktivë të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Anti-droga italiane ka publikuar një dokument prej mbi 300 faqesh, ku Shqipëria dhe rrjetet kriminale shqiptare zënë një vend të veçantë. Sipas raportit të DCSA (Direzione centrale per i servizi antidroga) grupet me origjinë shqiptare vazhdojnë të jenë ndër aktorët më aktivë të trafikut ndërkombëtar të drogës, si në territorin italian, ashtu edhe në pjesën më të madhe të Europës. Në dokument theksohet se organizatat shqiptare kanë evoluar drejt strukturave të sofistikuara, të modeluara sipas formave mafioze, me një organizim të brendshëm të ndarë në tre nivele: drejtuesit, organizatorët dhe ekzekutorët. Autoritetet italiane nënvizojnë se rrjetet shqiptare përdorin komunikim të enkriptuar, lëvizin shpejt midis shteteve dhe konsiderohen ndër brokerët më...