Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Gjermania dhe Franca ndërmjetëse për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë? Lavrov: Nuk do t’i pranojmë kurrë! Turqinë po
Rusia “vlerëson pozicionin e Shteteve të Bashkuara, pasi është i vetmi vend udhëheqës perëndimor që ka marrë nismën për të kërkuar një zgjidhje të konfliktit në Ukrainë”. Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në një konferencë për shtyp me homologun e tij bjellorus. Megjithatë, shefi i diplomacisë së Moskës nuk ka të njëjtin qëndrim për disa vende të BE-së. Ai theksoi se ndërsa Franca dhe Gjermania, të cilat janë fort të rreshtuara me Kievin, nuk do të pranohen kurrë nga Rusia si ndërmjetës, përkundrazi Bjellorusia dhe Turqia do të ishin të mirëpritura. Lavrov nuk komentoi mbi takimin mes përfaqësuesve të Moskës dhe Uashingtonit, për të cilin disa media raportuan se mund të zhvillohet në Abu Dhabi. “Ne preferojmë të angazhohemi në diplomaci...