Moti i keq në Sarandë, rreth 700 krerë bagëti të mbytura, dëme edhe në bujqësi

Moti i keq në Sarandë, rreth 700 krerë bagëti të mbytura, dëme edhe në bujqësi

sarande SARANDË- Dëme të mëdha janë shkaktuar nga përmbytjet në Sarandë, ku puna për riparimin e argjinaturës në Çukë, e dëmtuar nga prurjet e larta të lumit Bistrica, vijon për ditën e gjashtë me radhë. Ndërkohë, forcat e Bashkisë Sarandë dhe emergjencat civile po forcojnë mbrojtjen e tokave bujqësore. Fermerët kanë pësuar dëme të mëdha, duke humbur qindra krerë bagëti. Bëhet fjalë për 700 krerë bagëti të imta, afro 2 mijë shpendë dhe disa koshere me bletë. Sipas drejtuesit të grupit operacional të emergjencave në Bashkinë Sarandë, Jolio Dine, situata po evidentohet me kujdes dhe shifrat paraprake janë alarmuese. Autoritetet po grumbullojnë të dhëna për vlerësimin e plotë të situatës. “Sipas përllogaritjeve që kemi deri tani, rezultojnë të mbytura rreth 700 krerë bagëti të imta, afro 2 mijë shpendë...