Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Prindër të shqetësuar në Tiranë/ Broshurat kundër “stereotipeve gjinore” hapin debat në shkollat publike
Shërbimi psiko-social në shkollën 9-vjeçare “Lidhja e Prizrenit” në Tiranë ka shpërndarë një material informues në lidhje me luftimin e stereotipeve, gjë e cila ka shqetësuar prindërit, që një pjesë e tyre mendon se po deformon konceptin e gjinisë. “Po fillojmë t’iu mësojmë fëmijëve që femrat mund të duken si burra dhe burrat si femra. Nëse ne lëvizim diskutimin e gjinisë nga biologjia, pra po hoqëm këtë që është bazë shkencore, konteksti social pas 50 vitesh mund të jetë ndryshe nga sot. Çdo të thotë që do ndryshojmë prapë konceptin e gjinisë?!”, shprehet një nga prindërit. Ankesave së familjarëve se u është kërkuar që fëmijëve t’iu shpjegohet se gjinia nuk ka të bëjë me dallimet biologjike midis gjinive, por si një konstrukt social, solli edhe përgjigjen...