Atentati në Rinas ku u ekzekutuan Gilmando Dani e Muçi Shaljani, policia po heton profilin e dy të dyshuarve

Atentati në Rinas ku u ekzekutuan Gilmando Dani e Muçi Shaljani, policia po heton profilin e dy të dyshuarve

Hetimet për ngjarjen e rëndë të 11 nëntorit te rrethi i Rinasit, ku u ekzektuan Gilmando Dani dhe punonjësi i AMP, Muçi Shaljani-Sheqeri, vijojnë intesivisht nga policia.  Hetuesit i kanë fokusuar hetimet te vëzhgimi i kamerave të sigurisë, por jo vetëm. Policia ka dyshime se grupi ka qenë i pozicionuar në dy vende me tre shpërndarje, një person te parkingu i Rinasit që ka pasur rolin e vëzhguesit dhe informatorit kur kanë dalë dhe janë futur në makinë Dani dhe Sheqeri, makina e autorëve te rrethi i Rinasit dhe një mjet tjetër dyshohet se ka qenë pranë vendngjarjes, .  Grupi hetimor ka prova të rëndësishme në duar për ta zbardhur ngjarjen, ku dyshohet se informacioni i parë për Gilmandon Danin dhe Mustafa Sheqerin erdhi nga Barcelona. Deri në këtë fazë të hetimeve policia ka profilin e të paktën dy personave...