Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Lufta në Ukrainë, pas Zelenskyt reagon dhe Trump: Jemi shumë afër arritjes së një marrëveshjeje
Presidenti amerikan, Donald Trump tha se beson që bisedimet për një marrëveshje paqeje në Ukrainë janë afër. “Nuk është e lehtë, por besoj se do ta arrijmë”, tha presidenti amerikan teksa fliste në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë. “Mendoj se po i afrohemi shumë një marrëveshjeje, do ta shohim… Mendoj se po bëjmë përparim”, tha ai gjatë ceremonisë së faljes së gjelit të detit për Ditën e Falënderimeve. Më herët sot, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Kievi është gati të ecë përpara me një marrëveshje paqeje të mbështetur nga SHBA-të dhe se është gati të diskutojë pikat e saj të ndjeshme me presidentin amerikan në bisedime që ai tha se duhet të përfshijnë aleatët europianë. Në një fjalim para të ashtuquajturit “Koalicion...