Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Broshura kundër “stereotipeve” për gjinitë në shkollat publike. Denoncojnë prindërit në Tiranë, psikologia: Nuk u bë nëpër klasa
Debati i barazisë gjinore ka përfshirë edhe institucionet arsimore. Shërbimi psiko-social në shkollën 9-vjeçare “Lidhja e Prizrenit” në Tiranë ka shpërndarë një material informues në lidhje me luftimin e stereotipeve, gjë e cila ka shqetësuar prindërit, që një pjesë e tyre mendon se po deformon konceptin e gjinisë. “Po fillojmë t’iu mësojmë fëmijëve që femrat mund të duken si burra dhe burrat si femra. Nëse ne lëvizim diskutimin e gjinisë nga biologjia, pra po hoqëm këtë që është bazë shkencore, konteksti social pas 50 vitesh mund të jetë ndryshe nga sot. Çdo të thotë që do ndryshojmë prapë konceptin e gjinisë?!”, shprehet një nga prindërit. Ankesave së familjarëve se u është kërkuar që fëmijëve t’iu shpjegohet se gjinia nuk ka të bëjë me dallimet biologjike...