Belgjika mbushet me kanabis nga shqiptarët/ Arrestohet 30-vjeçarja, ngriti ‘shtëpi bari’ profesionale

Belgjika mbushet me kanabis nga shqiptarët/ Arrestohet 30-vjeçarja, ngriti ‘shtëpi bari’ profesionale

Nuk kanë fund plantacionet e kanabisit të ngritura nga shqiptarët në Belgjikë. Këtë herë mediat raportuan se në prangat e policisë ra një 30-vjeçare shqiptare. Ajo e kishte kthyer banesën e saj në një plantacion kanabisi. Gjatë kontrollit në Wellen, policia zbuloi bimët e kanabisit në disa nga dhomat e banesës. Ato ishin kultivuar në mënyrë profesionale. Policia tha se 125 bimët ishin jashtëzakonisht të gjata dhe gati për korrje. Të dhënat tregonin se plantacioni kishte qenë aktiv për disa kohë. E reja shqiptare u arrestua dhe u dërgua përpara një gjykatësi, i cili e ka atë në burg. Ndërkohë po sot një gjykatë në Leuven dënoi gjashtë shqiptarë me akuzën e kultivimit, posedimit dhe shitjes së kanabisit në kuadër të një organizate kriminale. Shqiptarët...