Kërkesa e qeverisë për Ballukun në “Kushtetuese”, zbardhet dokumenti i firmosur nga Rama

Kërkesa e qeverisë për Ballukun në “Kushtetuese”, zbardhet dokumenti i firmosur nga Rama

Edi Rama dhe Belinda Balluku (dokumenti) TIRANË- Është zbardhur kërkesa e qeverisë dërguar në Kushtetes për vendimin e Gjykatës së Posaçme për pezullimin nga detyra të zv/kryeministres dhe ministres të Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukut. Në kërkesë, thotë se vendimi i GJKKO-së ndërhyn drejtpërdrejtë në kompetencat e 3 organeve të shtetit: Kryeministrit, Presidentit dhe Kuvendit. Qeveria kërkon pezullimin e vendimit të GJKKO vetëm për pjesën e pezullimit nga detyra të Belinda Balluku, teksa argumenton se ky vendim sjell pasoja të rënda të interesit shtetëror e shoqëror. "Lënia në fuqi e vendimit të GJKKO-së, objekt i kësaj kërkese, do të sillte pasoja të pariparueshme për qeverisjen e vendit, duke krijuar vakuum institucional, mosfunksionim të Këshillit të Ministrave dhe pamundësi për ushtrimin e përgjegjësive dhe kompetencave që Kushtetuta dhe...