Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Trump: Jemi shumë pranë një marrëveshjeje për Ukrainën
Donald Trump deklaroi sot se beson që bisedimet për një marrëveshje paqeje në Ukrainë janë pranë përfundimit. Gjatë një deklarate nga Shtëpia e Bardhë, ai u shpreh se “jemi shumë afër një marrëveshjeje për Ukrainën”. Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha më herët se Kievi është i gatshëm të ecë përpara me një marrëveshje paqeje të mbështetur nga SHBA-ja dhe se është i përgatitur të diskutojë pikat më të ndjeshme të saj drejtpërdrejt me presidentin amerikan. Zelensky theksoi se këto bisedime duhet të përfshijnë edhe aleatët europianë. Në një fjalim drejtuar të ashtuquajturës “Aleanca e Vullnetarëve”, kopje të të cilit është parë nga Reuters, Zelensky u bëri thirrje udhëheqësve europianë të bien dakord për krijimin e një “force garancie sigurie” në Ukrainë dhe të vijojnë...