Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Kosova i kërkon llogari Serbisë për arrestimin e veteranit të UÇK-së, Ministria e Jashtme notë proteste Beogradit
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës tha se pasi ka marrë informacionin për arrestimin e shtetasit të Kosovës, Avni Qenaj, nga Serbia i është drejtuar Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë me kërkesë zyrtare për konfirmimin e arrestimit, arsyet e ndalimit dhe vendndodhjen aktuale të tij. Qenaj, që u arrestua sot, sipas Organizatës të Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është nga fshati Romajë i Prizrenit dhe kishte shërbyer në brigadën 138 “Agim Ramadani” në Koshare. MPJD tha se po ashtu për këtë rast e ka njoftuar delegacionin e Bashkimit Evropian në Serbi “duke kërkuar monitorim të shtuar dhe transparencë të plotë nga autoritetet serbe në lidhje me procedurat e ndërmarra”. “Gjithashtu është dërguar tashmë notë verbale te misionet diplomatike të vendeve...