Burimi:
Pcworld.al
Foto © Pcworld.al
Si ta përmirësoni pastrimin dhe efikasitetin energjetik të pianurës
Në familjet europiane, pianura është një pajisje që 64% e konsumatorëve e përdorin rregullisht për përgatitjen e vakteve. Megjithëse përdoret shpesh, ajo sjell edhe sfida. Kërkimet tregojnë se 36% e konsumatorëve e shohin “vështirësinë e pastrimit” si problemin kryesor, ndërsa 35% shprehin shqetësim për “konsumin e lartë të energjisë”. Përveç kësaj, 31% e përdoruesve theksojnë “mungesën e hapësirës për tenxhere dhe tiganë të mëdhenj” si një kufizim gjatë gatimit. Duke marrë parasysh këto sfida, Samsung ka prezantuar pianurën me induksion, me teknologjinë FlexZone, të dizajnuara për t’u përgjigjur këtyre nevojave me veçori inovative dhe një dizajn modern. Pastrimi i lehtë falë sipërfaqeve të lëmuara Një nga avantazhet më të mëdha të pianurën me induksion Samsung është lehtësia e pastrimit. Pianurat tradicionale, sidomos ato me djegës...