Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Vrasja e Fatbardh Licit, mbyllen hetimet nga SPAK për Safet Bajrin dhe bashkëpunëtorët
SPAK mbyll hetimet për Safet Bajrin, Behar Bajrin, Astmer Bilalin dhe Eria Agon lidhur me vrasjen e Fatbardh Licit. Eria Ago u lirua pak ditë më parë në masën arrest shtëpie. Prokuroria e Posaçme ka zbritur dosjen penale në GJKKO dhe ka bërë kërkesë për kalimin e çështjes në seancë gjyqësore. 53-vjeçari Fatbardh Lici, i vrarë rreth 7 vite më parë, dyshohet se është viktimë e përplasjes së vazhdueshme mes fiseve Lici dhe Bajri në Shkodër. Safet Bajri ka qenë më herët i ndaluar nga autoritetet e drejtësisë, gjatë operacionit “Oaz” të zhvilluar nga ish-Prokuroria për Krime të Rënda, por më pas është liruar. Ai ka qenë i dënuar edhe në Belgjikë, ndërsa gjatë javëve të fundit banesa e tij në Dobraç është kontrolluar disa...