Studimi/ Truri ynë nuk ndalon kurrë së ndryshuari, adoleshenca deri te të tridhjetat, ja 5 fazat kryesore të zhvillimit

Studimi/ Truri ynë nuk ndalon kurrë së ndryshuari, adoleshenca deri te të tridhjetat, ja 5 fazat kryesore të zhvillimit

Një studim i ri shkencor zbulon se truri i njeriut nuk ndalon kurrë së ndryshuari dhe gjatë jetës kalon pesë faza të qarta zhvillimi, të shoqëruara me katër moshë-kyçe që shënojnë ndryshime të mëdha në funksionimin e tij. Hulumtimi, i cili analizoi skanime të trurit të rreth 4.000 njerëzve deri në moshën 90 vjeç, tregon se truri mbetet në fazën “adoleshente” deri në fillimin e të tridhjetave, moment kur arrin pikun e tij funksional. Sipas BBC, pikat e mëdha të ndryshimit ndodhin në moshat 9, 32, 66 dhe 83 vjeç. Këto të dhëna ndihmojnë në kuptimin e rrezikut të çrregullimeve mendore dhe sëmundjeve neurodegjenerative, si demenca, përgjatë gjithë jetës. Dr. Alexa Mousley shpjegon se: “Truri rindërtohet vazhdimisht. Forcon dhe dobëson lidhjet e tij pa ndjekur...