Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Prodhimet shkuan në lumë, banorët: Miliona lekë humbje
Në fshatrat Çiflik dhe Arrëz, por edhe në lagjen “Dafinat” të bashkisë Dimal, dhjetëra familje vijojnë ende pastrimin e banesave dhe serave nga përmbytjet, ndërsa jashtë shtëpive janë hedhur mobilje, pajisje shtëpiake dhe dhoma gjumi të nxjerra nga balta. Banorët tregojnë se serat u përmbytën tërësisht, duke shkatërruar të gjithë prodhimin e specit dhe trangullit. Dëmet janë kolosale për ekonominë bujqësore. ”Uji arriti mbi një metër. Serat u mbuluan të gjitha dhe prodhimi u shkatërrua i gjithi. Na është bërë dëm rreth 5 milion lekë për çdo serë. Do na duhen 2-3 muaj vetëm të thahen serat që të mund të mbjellim sërish. Uji na mori pulat, gjelat e detit, foragjeret çdo gjë është nën ujë”,-shprehen banorët. Sipas tyre, mbyllja e kanalit të madh që...