Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Shkatërrohet rrjeti mafioz shqiptar i kokainës në Europë, kapet 3.5 tonë kokainë
Një rrjet ndërkombëtar kriminal me bazë në Lombardi të Italisë, i lidhur me grupet mafioze “Ndrangheta” dhe “Kamorra”, është çmontuar pas një hetimi të gjerë që përfshiu Gjermani, Holandë, Spanjë, Mbretërinë e Bashkuar, Kolumbi dhe Brazil. Sipas hetimeve, droga, në vlerë mbi 27 milionë euro, u transportua nga Amerika e Jugut nëpërmjet kontejnerëve detarë, duke u shpërndarë në pjesë të ndryshme të Italisë. Hetuesit përdorën pajisje të sofistikuara të mesazheve të koduara për të identifikuar dhe ndjekur rrjetin, që kishte kontakte direkte me furnizues shqiptarë të kokainës. Nga operacioni i Guardia di Finanza dhe DDA e Milanos, u ekzekutuan urdhra arresti për 28 të dyshuar, 25 prej të cilëve u dërguan në burg dhe tre në arrest shtëpiak. Anëtarët e grupit ishin pjesë e një...